Shtetet në të cilat vozitet në të majtë

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Rreth 35% e popullsisë në botë i jep veturës nga e majta. Ose për ta thënë me fjalë të tjera, rreth dy e treta e popullsisë në botë lëvizin në anën e djathtë të rrugës.

Thuajse gjithnjë në vendet ku njerëzit lëvizin në anën e djathtë të rrugës, veturat janë ndërtuar në mënyrë që drejtuesi të ulet në anën e majtë të makinës.

Në të kundërt, drejtimi në anën e majtë të rrugës zakonisht nënkupton që vendi i shoferit është në anën e djathtë të veturës, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.

Pjesa më e madhe e vendeve që e drejtojnë veturën nga e majta janë ish-koloni britanike, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re.

Vetëm katër vende në Evropë lëvizin ende në të majtë dhe janë të gjithë ishuj. Ato janë: Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, Malta dhe Qipro.

Të ngjashme