Shtrëngojini gishtat e dorës për pesë minuta. Ja rezultati!

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 11:31 | Nga

Pëllëmba e dorës – Arrin që të ndikojë në emocionet dhe ndjesitë e një personi. Masazhimi i rregullt i kësaj pjese të trupit arrin të parandalojë kapsllëkun, stresin, të vjellat dhe diarrenë. Si të mos mjaftonte, përmirëson edhe tretjen.

Gishti i madh i dorës – Ndonjëherë marrja e ilaçeve për të luftuar probleme të vogla nuk është zgjidhja ideale, pasi mund të shmanget. Kush vuan nga dhimbja e kokës ose ka ankth, mund të provojë të mbajë shtrënguar gishtin e madh të dorës për 5 minuta. Rezultati do të jetë mbresëlënës.

Gishti tregues– Gishti tregues arrin të kontrollojë dhimbjet muskulore. Duke e shtrënguar me dorën tjetër për pesë minuta, do të arrini të menaxhoni më mirë ndjesi si frika, sikleti dhe zhgënjimi.

Gishti i mesit – Është gishti që mban nën kontroll inatin. Nuk është rastësi që nëse e mbani shtrënguar për 5 minuta, do të qetësoheni madje edhe tensioni do ju ulet.

Gishti i unazës – Ata që kalojnë një periudhë të trishtë dhe me emocione negative, mund të provojnë një zgjidhje fare të thjeshtë, shkruan noa.al. Duke shtrënguar gishtin e unazës për pesë minuta, do të arrijnë që të largojnë ndjesitë e këqija dhe do mund të përqendrohen.

Gishti i vogël – Ky gisht kontrollon vetëbesimin, nervozizmin dhe stresin e një personi. Duke e masazhuar këtë gisht për 5 minuta, do të ndiheni më mirë dhe më të sigurt në vete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme