Si ndihmon sherebela në sëmundjet e gojës

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Faringiti është inflamacioni i mukozës së fytit, si rezultat i mungesës së higjienës së gojës, marrjes frymë nga goja, sëmundjeve infektive, gripit etj.

I sëmuri ka dhimbje si: djegie në fyt, shpesh herë dhe temperaturë. Për këtë duhet përdorur kompresa të ftohta apo copa akulli për të shuar temperaturën e nxehtë.

Pastaj bëhet gargara me çajin e kamomilit. Kjo ndihmon në mënjanimin e duhanit dhe alkoolit, sëmundjeve të hundës, sinuseve etj. Bimët mjekësore për gojën përdoren veç e veç dhe me përzierje të kombinuar së bashku.

Sherebela/ Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 2 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. E lini në qetësi 30 minuta dhe e kulloni. Pihen 2 gota në mëngjes dhe në darkë.

Merrni 5 gjethe dafine të thara dhe të grimcuara. Merrni lëkurën e 1 kokrre limoni, futini në 2 gota ujë dhe e zieni për 10-15 minuta, pastaj kullojeni. E pini të ngrohtë para buke, nga 1 gotë në mëngjes esëll dhe në darkë vonë të ëmbëlsuar me mjaltë, për 4-5 ditë rresht.

Shumë mjekë popullorë kanë përdorur pegmezin e manave të zinj dhe atë të rrushit duke ia lyer fëmijës gojën herë pas here, sidomos në mbrëmje para fjetjes, për 4-5 ditë rresht.

Lyhet goja me mjaltë dhe përzihet me pak sodë buke, 3-4 herë në ditë, deri në shërimin e mahisjes së gojës.

Për shërimin e mukozës së gojës merrni 1 lugë kamomil, 1 lugë sherebelë, 1 lugë gjelle nga mëllaga e zezë. Ato përzihen dhe ziehen në gjysmë litri ujë të sapovaluar. Pas 1 ore ena mbulohet me kapak. Kullohet dhe bëhet gargare 3 herë në ditë.

Kundër ngjirjes së zërit aplikohet shpërlarja e gojës me gargara. Duhet të përdoren bimë që kanë shumë lëng, si mëllaga e bardhë. Me rrënjët e saj të grimcuara, mund të përtypen në gojë ose të futen për 2 orë në ujë të ftohtë, pastaj i sëmuri duhet të bëj gargara 3 herë në ditë.

Ujin e gargarës mund ta përcjellë poshtë në bark pasi nuk është helmues, përkundrazi, shërben dhe është i dobishëm për organin e tretjes, pasi rregullon punën e stomakut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme