Si ndryshon koncepti i tradhtisë te femrat dhe meshkujt?

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 17:15 | Nga

Çfarë do të thotë në të vërtetë tradhti dhe çfarë konsiderohet e tillë? Mesazhet me përmbajtje seksuale? Të puthurat? A është të ndjerit për dikë më shumë tradhti sesa seksi për një natë? Sipas një studimi të quajtur “Terapia e seksit dhe lidhjes” thuhet se këto pyetje duhet t’i diskutoni me partneren/in sepse përgjigjet janë të ndryshme në bazë të gjinisë.

“Nëse ju e dini mirë se çfarë partneri juaj konsideron tradhti, kjo do të shpëtojë marrëdhënien tuaj sepse kur njihni perspektivën e njëri -jetrit nuk mund të gaboni”, – kanë thënë studiuesit. Të 350 pjesëmarrësit në eksperiment u pyetën se çfarë quanin tradhti dhe çfarë jo. Më poshtë ndiqni 2 rezultatet kryesore që kanë dalë nga ky studim:

Femrat tradhtojnë prej komunikimit

Ndërkohë që studiuesit nuk vunë re ndonjë ndryshim midis meshkujve dhe femrave kur vjen fjala për një frikë ndaj tradhtisë, ata vunë re se femrat janë më të prira të hyjnë në biseda që mund të përfundojnë në tradhti. Komunikimi është i rëndësishëm për to ndaj dhe te lidhjet femrat inkurajojnë meshkujt të cilët janë më mbështetës dhe kanë botë shpirtërore të mjaftueshme sa për të shprehur ndjesitë e tyre lirshëm.

Edhe ndjenjat, edhe seksi konsiderohen tradhti për femrat

Shumica e meshkujve thanë se marrëdhënia seksuale konsiderohet tradhti, ndërkohë që flirtet e vogla në komunikim jo. Ndërkohë femrat janë më të ndjeshme ndaj kësaj teme duke e konceptuar çdo lloj komunikimi flirtues si tradhti.

Ndërkohë që veprimet që femrat dhe meshkujt nuk i konsiderojnë si tradhti janë:

Ndjekja e videove porno.

Nëse pëlqejnë kalimtarët e rastit nga pamja e jashtme.

Shoqëritë e ngushta.

Sigurisht, studiuesit kanë përfunduar këtë projekt duke këshilluar të gjithë; si femrat ashtu edhe meshkujt të jenë të hapur me njëri-tjetrin dhe t’i shprehin po hapur pëlqimet apo mospëlqimet e tyre sepse kjo do të minimizonte tradhtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme