Si shkaktohen sëmundjet e pankreasit?

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Pankreasi është një gjëndër me një gjatësi prej 13 cm, i cili ndodhet në pjesën e sipërme të mesit të stomakut dhe është i lidhur ngushtë me pjesën e parë të zorrës së hollë.

Kurimi i tij është mjaft i vështirë për shkak të pozicionit të tij të thellë në organizëm, njofton Klan Kosova.

Mosfunksionimi i pankreasit shkakton dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, përzierje, vjellje, veçanërisht pas marrjes së ushqimit dhe nuk tretën yndyrat, në disa raste si pasojë e kësaj mund të shfaqen edhe tumoret.

Sa u përket këshillave sesi mund ta evitojmë sëmundjen e pankreasit, mjekët japin këto këshilla kryesore: eliminimin e alkoolit, eliminimin e kripërave dhe yndyrave (sidomos nga femrat), si dhe nuk duhet akumuluar stres.

Për sa u përket simptomave të sëmundjes së pankreasit, ato janë: dhimbjet e forta të barkut, fryrje të barkut, të vjella, rrahje të shpejta të zemrës, si dhe temperaturë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme