Si sillen turistët e vendeve të ndryshme kur vendosin të udhëtojnë

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 22:39 | Nga

Kombe të ndryshme kanë zakone të ndryshme në lidhje me udhëtimin kur bëhet fjalë për buxhetin, kohëzgjatjen e qëndrimit, zgjedhjen e një destinacioni apo akomodimi, sipas hulumtimit të bërë nga agjencia online e udhëtimit Expedia.

Hari Nair, Global VP pranë Expedia Media Solutions, shpjegoi për “Mumbrella Asia Travel Marketing Summit” se biznesi tashmë ka një pasuri të dhënash në sajë të 95 milionë përdoruesve unikë të grumbulluar çdo muaj.

Expedia në një anketim të bërë me 8,000 njerëz gjatë vitit 2017, mes tyre 1000 të anketuar nga Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, zbuluan se shumica e udhëtarëve kanë nevojë për ndihmë për të vendosur se ku do të shkojnë.

“Udhëtarët janë tepër të pavendosur se ku dëshirojnë të udhëtojnë. Në fakt, ata na bërtasin duke thënë: “Ne kemi nevojë për ndihmë,” tha Nair, duke vënë në dukje se udhëtarët kinezë janë më të pavendosurit, ndërsa gjermanët “e dinë saktësisht se çfarë duan“.

Hotelet janë preferenca numër një për udhëtarët japonezë, ndërsa amerikanët dhe kanadezët janë tifozë të vendpushimeve gjithëpërfshirëse. Europianët, nga ana tjetër, tentojnë të favorizojnë akomodimin ‘alternativ’ – Nair sugjeroi se kishte një tregues të numrit të udhëtarëve që qëndronin me familjarët ose në shtëpitë e pushimit që ata zotëronin.

Australianët janë shumë më të pavarur kur bëhet fjalë për rregullimin e planeve të tyre të udhëtimit, shtoi ai. “Australia veçanërisht e konsideron si shumë të rehatshme që të shikojnë drejtperdrejt në faqet e hoteleve ose në linjat ajrore.”

Përdorimi i të dhënave është çelësi për marketerët në hapësirën e udhëtimit, pasi çdo gjë fillon me zemrën dhe mendjen e udhëtarëve dhe me kujtimet që ata dëshirojnë të krijojnë ndërsa udhëtojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme