Si ta kaloni depresionin sezonal?

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 02:11 | Nga Ekonomia Online

Depresioni i dimrit është akoma një mister për shkencëtarët që e studiojnë.

Një ndjenjë e trishtuar na vjen të gjithëve me vjeshtën  vonë, teksa gjethet e fundit bien nga drunjtë dhe mëngjeset e acarta fillojnë. Dielli perëndon relativisht herët dhe nata disi na jep një ndjenjë të parehatshme.

Disa persona e mirëpresin këtë sezon, por disa të tjerë bien në melankoli dhe thellohen në depresionin dimëror, shkruan EO.

Depresioni dimëror është akoma një mister për shkencëtarët që e studiojnë atë. Shumë gjëra janë të përfshira në këtë gjendje, duke përfshirë edhe kimikatet që truri ynë liron dhe gjenetikën tonë.

Depresioni dimëror përndryshe njihet si çrregullimi afektiv sezonal (SAD). Personat e prekur nga  SAD kanë një gjë të përbashkët, janë të ndjeshëm ndaj dritës ose ndaj mungesës së saj.

Mungesa e ndriçimit natyral të diellit ndikon në disponimin tonë, duke na bërë melankolik, mirëpo kjo mund të zëvendësohet me dritë artificiale. Kjo do të ndreq disponimin tuaj.

Disa psikolog mendojnë se ky depresion sezonal ka më shumë lidhje me gjenetikën e personit. Nëse faktorët biologjik janë të përfshirë në këtë çështje, atëherë përmirësimi i gjendjes do të jetë i përkohshëm.

Disa nga shenjat e depresionit sezonal janë gjithashtu edhe ndjenja e plogështisë dhe nevoja për të ngrënë shumë. Edhe këto simptoma mund të largohen nëse ne i ekspozohemi dritës për më gjatë.

Si pasojë e errësirës, trupi ynë prodhon më shumë melatoninë, duke na bërë më të lodhur dhe të përgjumur, prandaj zgjidhja e shëndetit më të mirë psikik dhe fizik gjatë kësaj kohe të vitit është që të ekspozohemi në dritë sa më shumë.

Të ngjashme