Si ta ktheni formën pas festave

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 00:32 | Nga Ekonomia Online

Si t’u kundërviheni pasojave negative të ditëve të disekuilibrit ushqimor dhe të ktheheni sërish në linjat tuaja. Dhe si të përgatiteni sa më mirë për një shëndet të mirë dhe stil të shëndetshëm jetese për këtë vit të ri.

Për të tretur

Mundohuni të pastroni traktin tuaj të tretjes me një lugë gjelle uthull molle. Merreni atë në mëngjes pas një mbrëmjeje argëtimi: aciditeti natyrisht do të favorizojë tretjen dhe do të zvogëlojë dukshëm fryrjen e barkut, dhimbjen dhe simptomat e tjera të padëshiruara gastrointestinale. Nëse nuk mund ta pini ashtu, provoni ta përzieni me ujë të ngrohtë dhe mjaltë.

Kundër fryrjes

Mjetet e paparashikuara për të luftuar fryrjen për shkak të karbohidrateve dhe kripës së tepërt në ushqim: pini disa gota ujë gjatë ditës si dhe një meze të pasur me kalium, si për shembull me banane, e cila ndihmon për të luftuar tejkalimin e natriumit.

Kundër përgjumjes

Luftoni lodhjen me vezë të ziera. Karbohidratet e tepërta gjithashtu aktivizojnë triptofanin në tru, gjë që shkakton përgjumje dhe lodhje. Antidoti përbëhet nga zinxhiri i degëzuar i aminoacideve valine, isoleucine, leucine që gjenden në pulë, peshk, produkte qumështi dhe vezë. Këto ulin ose vonojnë përgjumjen. Një vezë e zier gjithashtu shërben edhe si një meze e lehtë.

Pas teprimit me alkool

Alkooli i tepërt e lë trupin të dehidruar: do të duhet të kompensoni në magnez, vitaminë B12 dhe vitaminë C. Hani ushqime të pasura me këto substanca një ditë më parë, atë ditë dhe ditën pas teprimit me alkool. Disa grimca të farave të kungujve për magnez, peshq dhe butakë për vitaminë B12 dhe dy kivi për vitaminë C.

Pas pijeve (për mëlçinë)

Kurkumi, përbërësja aktive në shafranin e Indisë, e bën këtë ilaçin ideal për të luftuar efektet e alkoolit të tepërt, pasi ndihmon për të absorbuar mbetjet acide në trup dhe pastron mëlçinë. Shafrani gjithashtu ka efekte të fuqishme anti-inflamatore. Ju mund të hidhni një lugë çaji shafran Indie në çajin e mëngjesit për të marr të gjitha efektet e dobishme.

Kundër pesimizmit

Një shëtitje në natyrë në një ditë me diell përforcon efektet e dobishme të ushqimeve të listuara më lart. Marrja e ajrit të freskët dhe ekspozimi i lëkurës tuaj në diell mund të rrisë prodhimin e endorfineve që ju ndihmojnë të ndjeheni optimist dhe të motivuar. Një studim ka treguar se edhe duke parë imazhet e natyrës (kundër fotografive të peizazheve urbane) mund të rrisni nivelin e energjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme