Si ta ktheni një dështim në një sukses

Prishtinë | 01 Tet 2016 | 22:07 | Nga

Një intervistë pune e dështuar, një ngelje në provim, përjashtimi nga ana e miqve, të gjitha këto janë refuzime që na ligështojnë, por mund t’i bëjmë trampolin për rrugën drejt suksesit. “Suksesi është të kalosh nga një dështim në tjetrin pa u lodhur”, – ka thënë Uinston Çërçilli, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë për vitet 1951-1955. Inteligjent, strateg dhe orator i shkëlqyer, Çërçilli ishte një nga politikanët më të fuqishëm të kohës moderne, megjithatë jeta e tij nuk shenjon vetëm suksese, sidomos në rini. Në shkollë ngeli në klasë dhe pasi mbaroi studimet humbi çdo konkurs, ku mori pjesë për postin e funksionarit publik. Në moshën 25 vjeçare aspironte karrierën politike, por nuk u zgjodh. Megjithatë nuk u dorëzua dhe vitin pasardhës hyri në Parlament. Përvoja e kryeministrit britanik na mëson se të paturit sukses, realizimi i ëndrrave, apo përfundimi i një projekti është një kalvar me pengesa që arrijmë ta realizojmë, vetëm nëse i japim një shtysë dhe u marrim energjinë dështimeve tona. Dhe jo pa dhimbje!

Si plagë

Psikologu klinicist Guy Wich, autor i disa librave mbi refuzimin, dështimin dhe forcën e brendshme që bën të kalohen këto vështirësi pohon se: “Refuzimi ose dështimi gjithmonë kanë një ndikim në psikikën tonë. Na dhemb sepse godet vetëvlerësimin”. Dhe jo vetëm. Trauma psikologjike pasojë e një refuzimi le një shenjë të dallueshme. “U analizua truri i disa vullnetarëve me rezonancë magnetike dhe u vu re se kur subjektet pësonin një refuzim aktivizoheshin në tru të njëjtat zona që aktivizoheshin në dhimbje. Ja pse refuzimi është si një plagë në këndvështrimin neurologjik”, – shpjegon psikologu.

Analgjeziku i emocioneve

Një studim tjetër i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Kentakit, në USA tregoi se medikamentet analgjezike e zvogëlojnë përgjigjen cerebrale ndaj dhembjes emocionale. Disa vullnetarë pinë paracetamol, një nga analgjezikët më të përhapur, ndërsa të tjerë morën vetëm një placebo (një tabletë sheqeri) dhe të dy grupet duhej të referonin për një eksperiencë negative në jetë e tyre të bazuar mbi refuzimin e marrë nga dikush, apo edhe nga shoqëria. Rezultatete e rezonancës treguan se subjektet që kishin pirë analgjezikun kishin përjetuar shumë më pak dhembje emocionale krahasuar me ata që kishin marrë placebon,

Çelësi i suksesit

Si është e mundur që nga dështimi i një prove edhe të rëndësishme shumë njerëz arrijnë të kenë avantazh dhe ta kryejnë ngjitjen e tyre drejt triunfit? “Dukuria i ka rrënjët në të kaluarën tonë evolutive”, – shprehet Wich. “Kur njeriu filloi të jetonte në grupimet e para të tribuve, refuzimi nga antarët do të thoshte të ishe i dënuar me vdekje. E pamundur të mbijetoje i vetëm. Kush ka provuar dhembje emocionale pas një refuzimi aktivizon një mekanizëm mbrojtje për mbijetesën, që nga pikëpamja evolutive e avantazhon dhe është më i aftë për tu vetëkorrigjuar në mënyrë që të mos dështojë një herë të dytë dhe për të qëndruar brenda tribusë”, – përfundon psikologu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme