Si ta kuptojmë kur fëmija është me grip?

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Simptomat më tipike të gripit përfshijnë:

-Temperaturë të papritur
-Dhimbje koke e muskujsh
-Lodhje të shprehur
-Kollë të thatë
-Mungesë oreksi

Tek fëmijet këto shenja shpesh shoqërohen me:

-Temperaturë të lartë e pashpjegueshme, pa shenja të tjera shoqëruese
-Shpesh ka temperaturë mbi 39.5 që shoqërohen edhe me konvulsione
-Dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre
-Dhimbje veshi, sy të skuqur

A mund të shkaktojë gripi komplikacione të tjera?

Në individët e shëndetshëm gripi kalon pa problem serioze, temperatura dhe dhimbjet e muskujve zgjasin 2-4 ditë, kurse kolla dhe lodhja mund të vazhdojnë edhe për dy javë. Te fëmijët mund të ndërlikohet me laringite, bronchiolitis apo pneumoni. Gripi dobëson sistemin imunitar duke mundësuar mbivendosjen e infeksioneve bakteriale të veshit, mushkërive apo sinuseve. Gripi është më i rrezikshëm në fëmijet më të vegjel se 2 vjeç, të cilët janë të prekur nga sëmundje kronike të zemrës, mushkërive apo që vuajnë nga problemë neurologjike.

Në raste të rralla gripi shkakton komplikacione të zemrës apo trurit. (www.spitaliamerikan.com)

Të ngjashme