Si ta largojmë mykun nga muret e shtëpisë?

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Problemi i mykut nuk është vetëm estetik, por edhe shëndetësor.

Shkaktari kryesor i formimit të mykut është lagështira.

Para së gjithash mykun duhet ta trajtoni si diçka të gjallë, dhe për pasojë nuk duhet të mundoheni ta largoni me anën e furçave.

Ai mund të shumohet me anën e sporeve të cilat qarkullojnë në ajër dhe një veprim i tillë nuk do të ishte efektiv.

Por si duhet të veprojmë në këtë rast?

– Pastroni zonën e prekur nga myku me anën e ujit të oksigjenuar 130 gradë. Kujdes sytë dhe duart! Pasi e keni fërkuar murin me një copë të zhytyr në ujë të oksigjenuar e lini të pushojë për disa ditë.

– Edhe uthulla e bardhë vepron mbi mykun dhe është një metodë edhe më e thjeshtë. Përzieni 2 gota uthull me 1 litër ujë të nxehtë dhe më pas e pastroni murin me anën e një cope të zhytur në këtë përbërje. Edhe në këtë rast myku do të jetë zhdukur pas disa ditësh.

– Përzieni 3 lugë sodë bikarbonat, 1 litër ujë, 3 lugë ujë të oksigjenuar 30 gradë, dhe 3 lugë kripë. E hidhni këtë përbërje në një shishe që spërkat (për shembull në atë të ilaçit të xhamave që tashmë ka mbaruar) dhe më pas e spërkatni murin. E lini të veprojë disa ditë.

– Në asnjë mënyrë mos përdorni klor (Açe) kundër mykut edhe pse mund të duket si një produkt mrekullibërës. Ai do të zbardhë muret tuaja pothuajse menjëherë.

– I lyeni muret tuaja me një bojë të posaçme e cila nuk e lejon krijimin e mykut duke qënë se është më rezistente ndaj lagështirës.

– Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte specifike, duke ju drejtuar një stafi profesional i cili do t’ju japë udhëzimet e duhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme