Si ta zgjidhni shalqirin e mirë?

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kush nuk i do shalqinjtë? Shumë njerëz janë të obsesisuonuar me këtë frut të shijshëm e freskues.

Ndonjëherë ne mendojmë se vetëm nëse je një fermer i mirë mund të zgjedhësh një shalqi të shijshëm, të lëngshëm dhe të ëmbël, transmeton Klan Kosova.

Por duket se kjo nuk është e vërtetë.

Vetëm duhet të dini disa truqe të vogla që do të ju ndihmojnë që të zgjidhni shalqirin më të shijshëm.

Më poshtë shihni disa prej këtyre truqeve që janë përmbledhur nga këshillat e fermerëve me përvojë që do të ju bëjnë të zgjidhni shalqirin që do të ju bëjë të ju shkojë goja lëng./klankosova.tv

Shikoje me vëmendje këtë pjesë të shalqirit

Kjo pjesë e verdhë, e njohur si vendi i fushës, është vendi ku shalqiri qëndron në tokë.

Shalqinjtë e pjekur gjithmonë kanë pika të verdha të zbehtë apo edhe ngjyrë portokalli-verdhë, e jo të bardha.

Kërkojeni rrjetën

Këto shenja ngjyrë kafe në shalqi do të thotë se bletët kanë prekur pjesët e polenimit të luleve disa herë. Sa më shumë pllenim, aq më i ëmbël është fruti.

Shalqinjtë “djalë” dhe “vajzë”

Shumë njerëz nuk e dinë se fermerët e dallojnë shalqirin sipas gjinisë.

Për shembull “djemtë” janë më të mëdhenj, kanë një formë të zgjatur dhe janë më të lëngshëm. “Vajzat” kanë një formë të harmonizuar dhe janë shumë të ëmbël.

Kushtojini vëmendje madhësisë

Është më mirë të zgjedhësh shalqinjtë as shumë të mëdhenj, as ata më të vegjël.

Zgjidh një shalqi me madhësi mesatare. Dhe vini re, shalqi i madh ose i vogël, ju duhet të ndieni peshën për aq sa ka madhësinë.

Kontrolloni bishtin

Një bisht i tharë tregon se shalqiri është i pjekur. Sidoqoftë, nëse bishti është i gjelbër, ndoshta do të thotë se shalqiri nuk është pjekur sa duhet.

Të ngjashme