Si të arrihet shikim fenomenal nga nënkulmi

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Dritarja e ballkonit, dritarja e kulmit, tarraca… Vërtet ekzistojnë shumë zgjidhje, nëse dëshironi të hapni mansardën duaj drejt botës së jashtme dhe të kënaqeni me shikimin nga lartësia

Do t’ju tregojmë disa nga më të preferuarat tona, transmeton Telegrafi.

Dritarja e cila shndërrohet në ballkon

Imagjinoni pamjen e cila ofron shikim prej 180 shkallësh nga mansarda juaj! Dhe kjo është e mundshme në saje të dritareve të kulmit të cilat shndërrohen në ballkon.

Pjesa e sipërme e dritares hapet lart, pjesa e poshtme shndërrohet në ballkon të vogël dhe me dy veprime perceptimi juaj i dritares së tërësishme ndryshon dukshëm. Hapësira duket më e madhe dhe në tërësi bart shikimin dhe ndjenjën e qëndrimit jashtë në mansardën tuaj.

Kombinimi i dritareve të kulmit me elementet vertikale

Elementet vertikale janë ideale për nënkulmet të cilat kanë mur të lartë parapet,andaj ju mundësojnë të kënaqeni në shumë më tepër të dritë dhe pamje.

Dhoma e ditës e cila njëherësh është edhe skena për shikim panoramik të ambientit?

Në qoftë se dëshironi të qëndroni vetëm apo të kënaqeni bashkë me mysafirët tuaj – hapësira e këtillë nuk do t’ju zhgënjejë.

Shtëpizat në kulm

Ju nevojitet hapësirë shtesë e shfrytëzueshme në mansardë? Pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në hapësira të mbyllura të cilat shpesh nuk kanë dritë të mjaftueshme dhe veçanërisht ajër të freskët.

Prandaj, cilëndo zgjidhje që të bëni, le të jetë ajo që do t’ju ofrojë mjaft dritë të ditës dhe ajër të freskët – do të jetë investim i mirë në shëndetin dhe komforin tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme