Si të flasim me adoleshentët?

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Mosha më e vështirë e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve është ajo e adoleshencës

Rritja e menjëhershme e fëmijëve krijon tension në komunikimin dhe panik tek prindërit. Por gjithnjë ka rrugë për ta bërë më të lehtë këtë bashkëjetesë.

Ja disa këshilla për prindërit:

Nxite adoleshentin të tregojë hapur mënyrën sesi ai i sheh gjërat

Prindi: Pse qenka kaq e vështirë për ty të vish më herët në shtëpi?

Adoleshenti: Vetëm unë duhet të vij në shtëpi në orën dhjetë. Mua më duhet të largohem gjithnjë në kohën kur të gjithë kënaqen.

Tregoji mënyrën sesi i sheh ti gjërat

Prindi: Sa herë që vonohesh, unë bëhem merak për ty. Ku nuk më shkon mëndja.

Ftoje adoleshentin të gjejë ide së bashku me ty

Prindi: Le ta gjejmë ndonjë mënyrë të dy së bashku që edhe ti të kalosh pak më tepër kohë me shokët e tu, por nga ana tjetër edhe unë të ndjehem i qetë.

Shkruaji në një letër të gjitha idetë

Shiheni edhe njëherë nga fillimi listën dhe vendosni përfundimisht se cilat prej atyre që keni shënuar do të lini në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme