Si të këndelleni pasi e keni tepruar me pije

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 23:25 | Nga

Po vijnë festat dhe mund të ndodhë që ta teproni me pijen dhe një ditë më pas, ndjeheni shumë keq. Por ne ju zbulojmë disa veprime me të cilat ju do ta merrni veten shumë shpejt. Dhe këto këshilla do të jenë tejet të dobishme, pasi jemi afër festave të fundvitit, kur edhe mund ta teprojmë me pijen.

Përdorni shumë vitamina B

Alkooli e konsumon vitaminën B nga sistemi juaj, dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë keq ditën e nesërme. Merrni 50 miligram vitaminë B përpara se të filloni të pini dhe një tjetër teksa pini dhe kjo mund t’ju ndihmojë ditën tjetër të ndjeheni më mirë.

Konsumoni pije në ngjyrë të kthjellët

Likeret e errëta përmbajnë sasi më të larta të substancave helmuese të cilat quhen kongjenerë, dhe kontribuojnë në dhimbje koke nga të pirët. Më mirë konsumoni vodka ose kokteje me xhin në vend të rumit ose uiskit.

Pini ujë kokosi

Rihidratimi është një nga mënyrat më të shpejta për tu ndjerë më mirë pas një nate të vështirë në një bar, dhe një filxhan nga ky lëng përmban më shumë elektrolite se pijet e sportit- dhe më shumë kalium se një banane. Mund t’ju ndihmojë edhe me dhimbjet e stomakut. Mos harroni të pini dhe ujë të thjeshtë.

Mundohuni të djersini

Mënyra më e thjeshtë për të larguar ose kuruar gjendjen të nesërmen pasi keni pirë, është të nxirrni të gjithë helmet dhe alkoolin nga sistemit. E dinit se 1/3 e helmeve të trupit çlirohet nëpërmjet lëkurës? Nëse bëni një dush të ngrohtë ose futeni në vaskë, e ndihmon trupin të nxjerrë vetë helmet që ju bëjnë të ndjeheni keq. Por kujdes mos tejkaloni masën dhe pini një gotë me ujë të ftohtë teksa rrini në vaskë që mos të dehidratoheni. Do t’ju ndihmonin, nëse në vaskë përdorni dhe kripëra për të nxjerrë helmet.

Hani një banane

Nivelet e ulëta të kaliumit ju bëjnë të ndjeheni të dobët dhe mund të keni dhimbje muskujsh. Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju zëvendësojnë mineralet dhe elektrolitet që trupi ka humbur teksa pini. Nëse stomaku nuk ju lejon të hani gjë, qoftë dhe një banane, atëherë bëni një pije miks me banane dhe me mjaltë. Mënyrë tjetër është të konsumoni një banane përpara se të filloni të pini, që të vendosni rezerva kaliumi në trup që më përpara.

Pini lëng domatesh

Lëngu i domates është i pasur në vitamina, minerale dhe enzima të cilat i keni humbur pas një natë të gjatë duke pirë. Përmban gjithashtu dhe fruktozë, e cila ndihmon në metabolizmin e alkoolit që ka mbetur ende në sistemin tuaj.

Akoma me dhimbje? Provojeni njëherë këtë

Nëse ndjeheni shumë keq edhe pasi keni provuar çdo gjë provoni atëherë këtë. Merrni një fetë limoni dhe me lëngun e tij fërkoni sqetullat. Shumë njerëz betohen se kjo funksionon, megjithëse shkenca ende nuk e ka shpjeguar dot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme