Si të largosh aromën e keqe të gojës me metoda natyrale

Prishtinë | 31 Mar 2023 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Pi një gotë me ujë

Bakteret që gjenden në gojën tonë lëshojnë një lloj gazi. Sa më shumë të hidratohemi, aq më mirë do ta kemi aromën e gojës. Nëse ke gojën e thatë, të këshillojmë të pish ujë që të hidratohesh.

Ha bimë aromatike

Fut në gojë mente ose borzilok, këto bimë do të ndihmojnë të freskosh frymëmarrjen.

Ha një mollë

Ku hyn molla, nuk hyn mjeku? Ah po edhe në këtë rast, kjo shprehje popullore ka vend. Në çdo moment një mollë në ditë mund t’ju shpëtojë nga aroma e keqe e frymëmarrjes.

Shtrydh një limon

Limoni ndër të tjera ka dhe një funksion antibakterial. Duke konsumuar limon ju do të vrisni bakreret që shkaktojnë aromën e rëndë të frymëmarrjes suaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme