Si të mos lodhemi në punë?

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Kalimi i një periudhe të gjatë në punë është një nga gjërat më të lehta që mund të bëhet por edhe nga më të lodhshmet, sidomos kur ju kaloni shumicën e orëve të ditës në punë.

Njerëzit të cilët flasin vetëm për punët e tyre bëhen shumë të mërzitshëm dhe të bezdisshëm. Më poshtë jepen tre mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë për të mos krijuar varësi dhe t’ju shkëpusin nga puna duke krijuar një ekuilibër më të arsyeshëm për jetën tuaj jashtë punës:

1. Vlerësoni se sa kohë keni shpenzuar në punë

Ju mund t’ju duhet të kaloni shumë orë apo kohë në punë, por sigurohuni që jeni duke shpenzuar këtë kohë për arsye të drejta. Përpiquni që të mos lini përshtypje tek të tjerët që nuk mundni të menaxhoni mirë kohën tuaj.

2. Mos humbni kohë

Nëse diçka ose dikush po ju pengon duke ju humbur kohën tuaj, përpiquni ta shmangni. Ndaloni pjesëmarrjen në takime të panevojshme, kufizoni takimet e drejtpërdrejta duke dërguar raporte online, ose mos vizitoni faqe interneti që ju tërheqin vëmendjen.

3. Trajtojeni si të shtrenjtë kohën jashtë punës

Ruajeni kohën tuaj jashtë punës duke u kujdesur për shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Ju do të ndjeheni të freskët dhe të shlodhur nëse realisht keni qenë të shkëputur me mendje nga puna juaj.

Të ngjashme