Si të përgatisni në shtëpi kremin e trupit

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 00:28 | Nga Ekonomia Online

Kremrat hidratantë, gjalpi, locionet apo qumështi i trupit…

Ndonëse femrat kanë shporta pa fund me produkte të tilla, këto të fundit duket se asnjëherë nuk mjaftojnë.

Po sikur t’ju jepnim një recetë kremi hidratant të bërë në kushte shtëpie, a do të merrnit mundimin ta provonit?

Përbërësit janë natyralë, vajrat esencialë do t’i japin një aromë fantastike kremit dhe ky i fundit nuk do të dallojë nga produktet kozmetike të blera në dyqane. Tekstura më shumë se kremit do i ngjajë gjalpit të trupit:

Vaj kokosit ka veti hidratuese dhe i rikthen lëkurës elasticitetin. Për më tepër, vaji i kokosit përmban vitaminë E, e cila është e shkëlqyer për trajtimin e ekzemës, psoriasis madje edhe djegien nga dielli. Vaji i kokosit ka gjithashtu veti antivirale dhe antifungale.

Vaj menteje është antiseptik dhe antimikrobik. Mund të kontrollojë sekretimin e yndyrës të tepërt, duke e bërë atë një produkt të shkëlqyer për parandalimin e akneve.

Vaji i livandos është shumë i mirë për të trajtuar problemet e lëkurës si psoriasis dhe ekzemë, shkruan Living.al.

Përbërësit:

1/2 filxhan gjalpë shea

1/8 e filxhanit me vaj jojoba

1/2 filxhan vaj kokosit

20 pika vaj esencial (zgjidhni aromën e preferuar)

Përgatitja:

1. Përzieni gjalpin shea, vajin e kokosit dhe atë të jojobës në një vazo qelqi.
2. Vendoseni këtë kavanoz në një tenxhere me ujë që vlon në zjarr.
3. Pasi vajrat të jenë përzierë bashkë, vendoseni kavanozin në frigorifer (ngrirje) derisa masa të ngurtësohet.
5. Me një mikser elektrik ose mikser dore, përzieni sërisht këtë përzierje derisa tekstura të arrijë atë të gjalpit dhe ndërkohë shtoni nga pak vajin esencial.
6. Ruajeni në temperaturë dhome.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme