Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 21:42 | Nga

QËNDRIMI DHE PAMJA JANË TË LIDHURA NGUSHTË, SEPSE AJO QË JU MENDONI PASQYROHET GJITHMONË NË PAMJEN TUAJ TË JASHTME DHE ANASJELLTAS.

Vetëvlerësimi është çështje këndvështrimi, i asaj që të tjerët kanë mbi ne që të vegjël, (prindërit, mësuesit etj.) dhe të asaj që shohim në pasqyrë tek vetja që shpesh është më kritik. Për këtë duhet të stërvisim mendjen tonë dhe të shohim veten me këndvështrimin e duhur.

Daniela Prandi, psikologe dhe pronare e dyqanit PersonAtelier, jep disa këshilla që duhen vënë në praktikë çdo ditë për të vlerësuar më shumë veten.

Vendosni buzëkuq

1

Humor i keq? Një buzëkuq ngjyrë të kuqe do tju bëjë të ndiheni më të forta dhe të përballoni ditën me buzëqeshje.

Mendoni për një kod në veshje

Nëse keni ndonjë situatë ku ndiheni në siklet, fokusohuni në një veshje që i jep më shumë vlerë fizikut tuaj dhe ju bën të ndiheni më të sigurta.Veshja ka fuqinë të ndryshojë mënyrën se si ndiheni.

1

Provoni një makjazh ndryshe nga e zakonshmja

1

Për një takim të rëndësishëm provoni një makjazh ndryshe: do ju ndihmojë të ndjeheni ndryshe dhe të keni humorin e duhur për të përballuar situatën.

Një aksesor jashtë rregullave

1

Arma e ironisë funksionon gjithmonë. Doni të shihni ndryshimin tuaj dhe të ndjeheni jashtë masës? Fokusohuni në një aksesor të ekzagjeruar apo plot me ngjyra.

Buzëqeshini vetes

1

Çdo ditë para pasqyrës, kur po bëheni gati për të dalë, buzëqeshni dhe shprehni vlerësim për veten. Janë sjellje të vogla por që kanë rezultate të mëdha.

U thoni Po ngjyrave

1

Nëse ju mendoni se jeni të padukshme  shtoni ngjyra të forta dhe energjike në veshjet tuja (çanta, shalle, bizhuteri): blu elektrike, një të verdhë, një portokalli. Kjo nuk do të kaloni pa u vënë re dhe do të merrni vëmendjen e duhur.

Provoni veshjet me lule

1

Po kaloni ndonjë situatë ku romanticizmi dhe sensualiteti janë zero? Zgjidhni veshjet me lule. Lulëzimi i pranverës sjell ide dhe emocione të reja.

Fokusohuni tek dobësitë tuaja

1

Nëse keni një takim të rëndësishëm apo fjalim në publik dhe nuk ndjeheni në lartësinë e duhur, kënaquni duke zgjedhur pikërisht veshjet që ju nxjerrin në pah cilësinë që mendoni se ju mungon. Nëse jeni e shkurtër, një takë e lartë do ishte ideale. Për trupin një xhaketë sipas formave, dhe për ato që janë formale mjafton një detaje ngjyrash.

Thojini ‘Po’ ngjyrës së bardhë

1

Keni nevojë për lehtësi, liri dhe ndryshim? Nisni duke futur në garderobën tuaj ngjyrën e bardhë, duke nisur nga një t-shirt, një këmishë një bluzë. Do i japin dritë dhe pozitivitet pamjes suaj.

Të ngjashme