Si të ruani ngjyrën e plazhit në lëkurë me këto metoda të thjeshta?

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Ku më mirë se në plazh mund ti kalojmë këto ditë të nxehta vere? Na vjen mirë për të gjithë ju fatlumët që keni bërë plazh mjaftueshëm sa për të marrë ngjyrë çokollate. Nëse po ju pëlqen aq shumë vetja të nxirë nga dielli, atëherë duhet të dini se ka disa mënyra që mund tju ndihmojnë ta ruani këtë ngjyrë sa më gjatë. Çfarë duhet të bëni?

Pastroni lëkurën me vajra ushqyes që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe e mbajnë atë më të butë. Në këtë mënyrë dielli penetron më mirë në lëkurë duke e ndihmuar atë ta mbajë ngjyrën më gjatë. Është e rëndësishme të përdorni një vaj të mirë që ta ushqejë lëkurën në thellësi. Vaji i bajameve të ëmbla është fantastik.

Vaji i karrotës përdoret gjithmonë si një nxirës natyral gjatë plazhit. Përgatitet fare thjeshtë në shtëpi dhe mund ta përdorni çdo ditë para ekspozimit në diell.

Perfekt është edhe çaji i zi! Ashtu si vaji i karotës, edhe çaji i zi ju ndihmon të merrni më shumë ngjyrë. Duke e bashkuar me vajin e bajameve të ëmbla mund të krijoni një përzierje perfekte për ta përdorur pas dushit, pasi do t`ju ndihmojë të ruani ngjyrën.

Mos nënvlerësoni ushqyerjen! Mënyra si ushqeheni luan një rol të rëndësishëm për të ruajtur ngjyrën e plazhit. Ushqimet që duhet të konsumoni janë ato të pasura me betakaroten, si për shembull domatet, pjeshkët, karrotat, specat djegës etj.

Të ngjashme