Si të shpëtoni nga mosbajtja e urinës në moshat e rritura

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Shpeshherë, sidomos te burrat ndodh që nuk mbahet urina. Urinojnë si ditën edhe natën. Kjo ndodh te ata persona ku fshikëza e urinës shtë e zmadhuar.

Në 1 litër ujë hidhni 5 lugë gjelle me gjethe hithër të thara e të grimcuara. I zieni 10-15 min. Si të ftohet, kullojeni dhe shtrydheni me anën e një nape të bërë dysh. Pihet çdo vakt mbas buke, nga 1 gotë uji i vakët. Ëmbëlsojeni sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë.

Në ujin që sapo ka zier, hidhni 5 lugë gjelle aguliçe. Ena mbulohet me kapak. Lihet 30 min në qetësi dhe pastaj kullohet dhe shtrydhet. Lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo vakt mbas buke nga 1 filxhan çaj i vakët.

Merrni 30 gr këputje, 20 gr sherebelë, pak mështeknë, 10 gr lule mëllagë e bardhë. Kjo përzierje mbahet 4 orë në gjysëm litri ujë të ftohtë. Pasi e ziejmë 5 min, e lëmë 20 min në qetësi. Kullojeni dhe pijeni atë ditë, 3 doza të tilla në ditë para buke. Mjekimi vazhdon 7-10 ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme