Si të sillemi me fëmijët tekanjozë në të ngrënë

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Të kesh një fëmijë “tekanjoz” në familje mund të jetë zhgënjyese dhe ta bëjë stresuese kohën e ngrënies. Tekat e ushqimit zakonisht fillojnë tek fëmijët e vegjël dhe mund të zgjasin gjithë jetën.

A duhet ti detyrojmë fëmijët “tekanjozë” të hanë perime?

Ju nuk duhet ti detyroni fëmijët “tekanjozë” të hanë perimet e tyre. Ushqimi me forcë tenton të ndërhyjë në kënaqësinë e të ngrënit. Sidoqoftë, ekziston një ndryshim midis detyrimit dhe inkurajimit drejt zakoneve të shëndetshme të të ngrënit.

“Tekanjozë” në ushqim për gjithë jetën?

Rreth 20% e fëmijëve mes moshave 2 dhe 3 mund të përshkruhen si fëmijë “tekanjozë”. Është normale që fëmijët e vegjël të kenë pëlqime dhe mospëlqime të forta ndaj ushqimeve. Ndërsa shumica e fëmijëve rriten dhe ndryshojnë, disa ende kanë pëlqime dhe mospëlqime specifike. Pranojeni këtë, por vazhdoni t’i ekspozoni fëmijët tuaj para shumë opsioneve të shëndetshme. Gjithashtu, jini të durueshëm dhe përpiquni që “pëlqimi” ose “mospëlqimi” për ushqime specifike të mos bëhet një betejë e vazhdueshme ose temë diskutimi.

Këshilla për përfshirjen e ushqimeve të reja:

• Lërini fëmijët tju ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit. Jepuni atyre përvojë praktike në prekjen dhe nuhatjen e ushqimit.

• Lejojini fëmijët të mbushin vet pjatën e tyre. Lërini të vendosin se çfarë dhe sa duan të provojnë.

• Inkurajojini ata të marrin një copë nga një ushqim i ri, por mos u zhgënjeni nëse nuk u pëlqen. Mund të duhen deri në tetë përpjekje për të provuar një ushqim të ri para se të fillojnë ta pëlqejnë atë.

• Provoni të mbillni disa perime në mënyrë të tillë që fëmija tju ndihmojë me procesin. Kjo u jep atyre me shumë njohuri se nga vjen ushqimi.

• Ofroni të njëjtat ushqime për të gjithë familjen dhe lëreni fëmijën t’ju shohë duke ngrënë dhe duke shijuar vaktin.

Ajo që ju thoni ka shumë rëndësi!

T’u thuash fëmijëve tuaj se duhet ta hanë patjetër ushqimin që ju keni vendosur para tyre mund t’i bëjë ata të ndihen sikur nuk kanë zgjedhje. Në vend të kësaj përdorni fraza që i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë vlerat dhe cilësitë e dobishme të një ushqimi.

Për shembull, në vend që të thuash: “Duhet të hash një kafshatë”, në vend të kësaj provo të thuash: “Këto janë karota dhe janë krokante. Ndihmojnë për sytë që të shohësh më mirë.” Duke bërë këtë, fëmijët tuaj dinë pak a shumë se çfarë të presin kur të kafshojnë ushqimin. (Spitali Amerikan)

Të ngjashme