Si thonë bebet “Të dua”?

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Bebja dëshiron t’i vështrojë fytyrat, mirëpo për të më e dashura është fytyra e nënës, prandaj asaj vazhdimisht i dërgon shikime të këndshme.

Veç kësaj, çdoherë kur bebja gugat apo lëshon zëra, i thotë nënës që e do.

Edhe para se t’i mbushë një vit, bebja çdo ditë i shfaq dashuri nënës, vetëm se atë e bën në mënyrë të veçantë.

Pediatrja Mari Rakel thotë që ajo saktësisht e njeh aromën e nënës dhe kënaqet me të, posaçërisht derisa thith, gjë që ia shfaq duke i buzëqeshur ëmbëlsisht.

Me siguri keni vërejtur që ajo qenie e vogël shpesh e përqafon nënën, aq më parë kur në ambient ka shumë njerëz, mes të cilëve ka edhe të tillë që i sheh për herë të parë.

Kështu tregon që më e mbrojtur është në përqafim të nënës dhe që nuk dëshiron ta zëvendësojë me asnjë tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme