Si t’i bëni pastat e shëndetshme dhe me më pak kalori?

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Pastat janë të shëndetshme, por varet se me çka i kombinoni ato.

Por, përderisa makaronat janë të shëndetshme në vetvete ato lehtë mund të bëhen bazë për një ushqim shumë kalorik, njofton Klan Kosova.

Në restorantin e famshëm “Olive Garden”, një pjatë shpageti me salcë me krem, kërpudha dhe qepë përmban 1,680 kalori.

Kaloritë mesatare që duhet marrë në ditë tek të rritur janë 1,600-2,400 për gratë dhe 2,000-3,000 për burrat.

Ky vakt i vetëm kontribuon në marrjen e të gjitha kalorive që duhet marrë gjatë një dite.

Të njëjtat bëhen edhe kur përgatitën në shtëpi. Shtimi i salcave dhe hedhja e djathërave – mund ta bëjnë shujtën e shëndetshme, të pashëndetshme.

Megjithatë, makaronat mund të jetë gjithashtu një bazë e shkëlqyeshme për ushqime të shëndetshme.

Më poshtë po ju paraqesim disa ushqime të shëndetshme për t’i shtuar në pjatën tuaj të makaronave:

Duke shtuar shumë perime

Përdorimi i proteinave të tilla si peshqit

Duke i bërë salcat vetë në shtëpi dhe jo ato të blera

Kufizoni sasinë e vajit në 1-2 lugë

Zëvendësoni djathin me diçka më me pak kalori

Po ashtu, e rëndësishme është masa e perimeve dhe makaronave. Synoni që në pjatën tuaj të keni më shumë se gjysmën me perime dhe fruta dhe pjesën tjetër me karbohidratet,siç janë pastat.

Të ngjashme