Digjni 1 200 kalori në vikend, pa dalë fare nga shtëpia

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Humbja e peshës dhe formësimi i trupit nuk duhet të jenë gjëra të komplikuara apo të shtrenjta.

Ju mund të digjni ekstra kalori dhe ta digjni yndyrën në bark këtë vikend, nga rehatia e shtëpisë.

Duke i bërë katër stërvitje 10-minutëshe gjatë ditës së shtune dhe të diele (pra 20 minuta në ditë) ju mund t’i digjni deri në 1,200 kalori ekstra.

Kërcimet ‘squat’

Qëndroni me këmbë në gjerësi sa shpatullat. Filloni duke bërë ‘squat’ të rregullt, pastaj angazhojeni pjesën e barkut dhe kërceni lart.

Kur të zbritni, uleni trupin në pozitën ‘squat’ për ta kryer një përsëritje.

Filloni duke i kompletuar 10 përsëritje me 30 sekonda pushim mes tyre, ndërkaq me kohën bëni 30 përsëritje me 10 sekonda pushim.

Kërcimi me litar

Nëse humbja e peshës është prioriteti juaj, atëherë ushtrimet kardio duhet të jenë prioritet për ju gjithashtu.

Kërcimi me litar i djegë rreth 300 kalori për vetëm 10 minuta dhe shumë lehtë mund të bëhet në shtëpi.

Pompat Spider-Man

Pompat janë të mahnitshme për t’i ushtruar shumicën e muskujve të trupit, por versioni Spider-Man i pompave është edhe më i mirë.

Filloni në pozitën e rregullt të pompave, por kur uleni poshtë, njërin gju nxirreni jashtë në nivel të ijëve.

Rikthehuni në pozitën fillestare dhe përsëriteni këtë. Filloni me 10 përsëritje me 30 sekonda pushim, derisa të arrini në nivel ku mund t’i bëni 25 përsëritje me 10 sekonda pushim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme