Si t’i hiqni në mënyrë natyrale qimet njëherë e mirë

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 00:34 | Nga Ekonomia Online

Vera, stina që na nxjerr të gjitha të palarat në shesh. Por telashi më i madh për femrat është depilimi. Dhe një ëndërr e bërë realitet është dhe heqja e tyre, sidomos njëherë e përgjithmonë. Për këtë ekziston një mënyrë natyrale, sipas një recete ruse pas aplikimit të kësaj përgatitjeje qimet do të rrallohen derisa të zhduken. Kjo mënyrë është ideale dhe për gratë të cilat kanë qime në fytyrë dhe trajtimet janë të shtrenjta dhe në disa raste dhe të dhimbshme.

Përbërësit: Disa lëvozhga të arrave dhe këtu nuk bëhet fjalë për lëvozhgën e gjelbër, por për lëvozhgën e fortë dhe ujë.

Përgatitja: Lëvozhgat duhet të jenë plotësisht të thara. Ndizini ato dhe lërini të digjen. Nga hiri i fituar, shtoni ujë aq sa është e nevojshme që të fitoni një masë kremi sikurse pastaj pastrojeni. Lëreni të qëndrojë ashtu për 12 orë.

Aplikimi: Masën e fituar, vendoseni në pjesën e trupit nga e cila dëshironi të largoni qimet e padëshiruara, shkruan Shije. Lëreni masën të qëndrojë aq sa keni kohë (më së miri gjysmë ore) dhe pastaj Përsëriteni këtë trajtim tre herë në ditë, derisa të paraqiten rezultatet e para dhe pastaj vazhdoni njëherë në ditë derisa qimet nuk do të vazhdojnë të rriten.

Të ngjashme