Si t’ju ktheni ngjyrën rrobave të zeza që janë zbehur

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 05:55 | Nga Ekonomia Online

Me siguri një nga shqetësimet tuaja më të mëdha për rrobat është edhe larja e tyre, sidomos e rrobave të zeza të cilave u bie ngjyra shpejt dhe zbehen si pa e kuptuar.

Por për ju që keni me merak ndonjë rrobë të zezë, që duket si e vjetër dhe nuk mund ta vishni më, kemi një zgjidhje që të riktheni ngjyrën e zezë mbi rrobat tuaja.

Ja çfarë duhet të bëni…

Nevojitet vetëm të shtoni një lugë të vogël piper të zi (përafërsisht 5 gramë) në lavatriçen me rroba të zeza.

Ndizeni lavatriçen dhe lani rrobat në programin e zakonshëm. Kokrrizat e piperit shtresojnë detergjentin që shkakton zbehjen e rrobave. Pastaj ai ikën me procesin e shpëlarjes.

Rrobat zbehen për shkak të grumbullimit të detergjentit, ndërsa abraziviteti i piperit do t’i zhdukë këto mbetje, kurse e zeza e piperit do t’i japë nuancë shtesë të zezë rrobave tuaja.

Kështu, piperi i zi do të ndryshojë një herë e përgjithmonë larjen e rrobave me ngjyrë. Harrojini detergjentet e shtrenjta që mbrojnë ngjyrat, thjesht provoni këtë truk të pakushtueshëm.

Të ngjashme