Sikurse në vitet e 60-ta, Luana Vjollca sjell imazhe atraktive nga seti i ri fotografik

Prishtinë | 23 Dhj 2023 | 03:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke sjellë imazhe nga më të ndryshmet.

Ajo tashmë ka grumbulluar rreth 1.8 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, të cilët komentojnë në secilin postim të saj.

Në po të njëjtin rrjet social, Luana ka publikuar disa fotografi të reja nga seti i ri fotografik, të realizuar ditë më parë.

Në bashkëpunim me grimerin Arbër Bytyqi dhe dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova, ajo ka arritur të rikthejë stilin e viteve të 60-ta

“Historia e viteve të 60-ta akoma nuk është shkruar”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë coronavirus, këngëtarja ka arritur të mbajë të informuar ndjekësit për më të rejat nga jeta e saj. /Telegrafi/

Të ngjashme