Simptomat e kancerit të mushkërive – si ndryshon ngjyra e syve?

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Simptomat e kancerit të mushkërive përfshijnë kollën që zgjatë, rënie të pashpjegueshme në peshë dhe dhimbje të forta në gjoks.

Por një prej shenjave mund të shfaqet përmes syve tuaj që marrin një ngjyrë dalluese.

Sipas Fondacionit Britanik të Mushkërive një zverdhje e syve mund të jetë një prej shenjave paralajmëruese të kancerit në mushkëri.

Ajo mund të shkaktohet nga verdhëza ku zverdhet lëkura dhe të bardhët e syve, shkruan Express.co.uk, transmeton Klan Kosova.

“Shpesh nuk shfaqen simptoma të kancerit të mushkërive derisa tumori të bëhet i madh”, thonë nga ky fondacion.

“Ajo mund të vërehet vetëm nëse bëni një rëntgen apo ndonjë skanim për ndonjë arsye tjetër”.

“Me kalimin e kohës do të filloni të përjetoni simptoma si vrazhdësi zëri, humbje të oreksit dhe gjak në mukozë”.

Të ngjashme