Sipas ekspertëve, kjo është koha ideale për të fjetur

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Të shkosh herët në shtrat ka shumë efekte pozitive në trup dhe mendje.

Ekspertët rekomandojnë se koha ideale është në orën 22:00. Shumë yje të njohur e praktikojnë këtë zakon, ndër ta janë Oprah Winfrey dhe Anna Wintour. Një studim tregoi se të shkosh në shtrat më herët ndihmon për të ndaluar mendimet negative, për shkak të të cilave nuk mund të biem në gjumë.

Përveç kësaj, gjumi i pamjaftueshëm mund të krijojë nivele të larta të kortizolit, hormonit të stresit. Kjo mund të çojë dhe në ankth. Kur pushoni mirë, do të ulni nivelet e kortizolit dhe do të keni më shumë energji gjatë gjithë ditës. Hulumtime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë mjaftueshëm janë përgjithësisht më të lumtur në jetë.

Kur mungon gjumi cilësor, emocionet mund të jenë më të paqëndrueshme sepse janë më të vështira për t’u kontrolluar. Gjithashtu, gjumi më herët mund të nënkuptojë zgjim më herët, gjë që mund të jetë e rëndësishme nëse duam të kapim më shumë dritën e ditës dhe serotonin – hormoni i lumturisë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme