Sipas shkencës, të hiqesh modest është gabim

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:23 | Nga

Askujt nuk i pëlqejnë njerëzit arrogantë, por modestia kur nuk është e sinqertë gjithashtu nuk është e mirëpritur. Amerikanët kanë gjetur një shprehje “humblebragging” për t’iu referuar atyre personave që pas aparencës modeste në të vërtetë po kamuflojnë sesa shumë e vlerësojnë vetveten.

Një eksperiment i kryer nga universiteti i Harvardit ka treguar se pothuaj të gjithë përmes intuitës ndiejmë se modestia false lë një përshtypje të keqe.

Hulumtuesit realizuan një eksperiment, ku pjesmarrësve u kërkohej të zgjidhnin cila frazë prodhonte refuzim mes shumë frazave që tregonin sjellje të ndryshme si modesti false, arroganca, ironia…Zgjedhja ishte unanime dhe i përkiste kategorisë së parë.

Gjetja duket si anekdotë, por ka të vërteta të rëndësishme sepse modestia false është një sjellje në të cilën biem të gjithë ndonjëherë. p.sh gjatë një interviste pune kur na pyesin se cili është difekti ynë më i madh. Kështu që në këtë ekpseriment të përgjigjesh në mënyrë perfekte ndoshta nuk është një ide e mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme