Smoothie me tranguj

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 09:07 | Nga

Mëngjesin preferohet që ta nisni me ushqime të lehta, të cilat ju mbushin energji dhe ju mbajnë gjatë ditës. Megjithatë s’ka asgjë të keqe po të shtoni edhe një pije detoksifikuese. Nga smoothiet e gjelbër kësaj radhe po ju sjellim recetën për një pije detoksifikuese e cila përbërësin kryesor e ka trangullin.

Përbërësit:
1 trangull
70 g kos
30 g qumësht
1 lugë lëng limoni
Pak kripë dhe piper
4 kuba akull

Përgatitja:
Lajmë trangullin dhe e presim me copa të vogla. Në një mikser hedhim të gjithë përbërësit. I përpunojmë derisa të përftojmë një masë homogjene. E shërbejmë smoothie-n me një copë trangulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme