Sotheby’s shet një palë vathë 57 milionë $

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 12:04 | Nga

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka shitur një palë vathë me diamante në Gjenevë për çmimin rekord prej 57 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i shtëpisë së ankandit David Bennett ka thënë se bëhet fjalë për çiftin më të mirë të vathëve që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Njëri vath ka diamantin e kaltërt të quajtur Apollo dhe tjetri është me diamantin rozë atë që mban emrin Artemis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme