Spotify në “luftë” me gjigandin Apple

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka vendosur që të nisë hetimet për ankesat që i ka platforma suedeze, Spotify, ndaj gjigandit mediatik Apple, me pretekstin se ata po diskriminohen qëllimshëm, në mënyrë që përdoruesit të përdorin Apple Music.

Në fillim të muajit mars, themeluesi i Spotify, Daniel Ek, njoftoi përmes një postimi se Spotify e ka mbushur një dosje me ankesa ndaj kompanisë Apple, ndërkohë që Komisioni Evropian pati thënë se kompania ka rënë preh e praktikave diskriminuese të App Stores.

Duke injoruar ankesat e Spotify, Apple ka argumentuar se Spotify vetëm ka dashur që të përfitojë nga App Store, pa kontribuar asgjë.

Sipas praktikës së App Store, themeluesit e aplikacioneve duhet që t’ia delegojnë 30% të të gjitha përfitimeve nga abonimet.

Ndërsa edhe Iphonet janë të programuar në atë mënyrë që i japin përparësi aplikacioneve të kompanisë Apple. Në këtë rast, në App Store, Apple music ka më shumë përparësi sesa Spotify.

Gjithsesi, nuk ka indikacione se Spotify do ta fitojë çështjen, duke e ditur se këto politika të kompanisë Apple, janë të shkruara si rregulla, që çdo përdorues duhet t’i pranojë para se të ketë qasje.

Në rast se Spotify e fiton çështjen, Apple do të detyrohet që t’i ndryshojë rregullat e përdorimit.

Spotify ka 217 milionë përdorues, ndërsa Apple Music ka 50 milionë. /GazetaExpress/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme