Stresi i punës mund të ulë 25% shansin e një gruaja që të mbes shtatzënë

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Stresi i punës dhe stresi i angazhimeve familjare mund të vështirësojë mundësinë e një gruaje të mbetë shtatzënë, ka zbuluar studimi i ri.

Një studim ku u përfshinë pothuajse 5 mijë gra , të cilat u përpoqën për një fëmijë dhe thanë se ato ndjenin shumë presion nga angazhimet, kishin 25 për qind më pak gjasa të mbetnin shtatzënë.

Studimi nga Universiteti i Bostonit shton dëshmi në rritje në lidhje me rreziqet e stresit të përditshëm jetësor që paraqet në shëndetin e njerëzve.

Autorja kryesore Amelia Wesselink, një epidemiologe, tha se këshilluesit shëndetësor duhet t’i këshillojnë gratë që përpiqen për një fëmijë të kenë kujdes rreth stresit që kanë çdo ditë./Indeksonline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme