Studim: Çokollata e qetëson kollën

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 19:13 | Nga

Kolla është paksa shqetësues, por ekzistojnë disa kura të cilat ndihmojnë në lehtësimin e saj.

Specialisti Alyn Morice, drejtues i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore tek Universiteti Hull dhe bashkëthemelues i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kollës i kollës thotë se edhe pse tingëllon e çuditshme, çokollata mund ta lehtësojë kollën.

Prof. Alyn ka analizuar rezultatet e studimit më të madh të kryer në Evropë në lidhje me kurat për kollën. Ky studim ka vërtetuar se një ilaç që përmban kakao është më i mirë se shurupi për kollë. Nga krahasimi që iu bënë kurave për kollën, panë se pacientët të cilët përdorën mjekimin me bazë çokollatën kishin një përmirësim të dukshëm brenda dy ditëve.

Studimi, i quajtur ROCOCO, përfshiu 163 pacientë dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen brenda këtij viti.

Ideja se çokollata mund të kurojë kollën mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtuesit shkencor të studimit ROCOCO mendojnë se kjo lidhet me vetitë qetësuese të kakaos.

Gjithashtu, kakao dhe çokollata janë efektive sepse janë ngjitëse dhe krijojnë një shtresë e cila mbron fundin e nervave që ndodhen në fyt dhe që nxisin kollën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme