Qëndrimi i gjatë pranë ekraneve dëmton fëmijët

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Lejimi i fëmijëve të kalojnë shumë kohë duke përdorur ekranet mund të vonojë zhvillimin e aftësive të tyre si gjuha dhe socializimi, kjo sipas një studimi të madh kanadez.

Hulumtimi, i cili analizoi pothuajse 2,500 dyvjeçarë, është prova më e fundit në debatin rreth asaj se sa kohë pranë ekranit është i sigurt për fëmijët, transmeton Ekonomia Online.

Në Kanada dhe SHBA, ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të përdorin ekranet para se të jenë të paktën 18 muajsh.

Por udhëzimet në Mbretërinë e Bashkuar nuk vendosin një kufi të tillë.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës thotë se nuk ka prova të mjaftueshme, madje edhe kur përfshini këtë studim të ri, për një “efekt toksik të drejtpërdrejtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme