Sukrepi, skuqja dhe të kruarit e lëkurës mund të jenë shenjë e kancerit

Prishtinë | 18 Shk 2024 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Lëkura e skuqur dhe sukrepi mund të jenë shenjë e shumë gjërave, zakonisht të shkaktuara me reagim alergjie ndaj ndonjë produkti kozmetik, ndërsa mund të jenë edhe pasoja të përflakjes virusale në organizëm

Në raste të rralla mund të jetë shenjë e diçkaje shumë më të rrezikshme, siç është kanceri.

Më së shpeshti, përskuqja mund të jetë shenjë e kancerit të ngjashëm me problemet e lëkurës siç janë psoriaza apo ekzema, paralajmërojnë ekspertët.

Mund të shfaqen në formë të damkave të kuqe, shkaktojnë të kruara, janë të thata dhe shkaktojnë zbokth në lëkurë.

Gjithashtu, mund të shfaqen puçrra të verdha. Puçrrat potencialisht të rrezikshme zgjasin shumë më gjatë se gjendjet e padëmshme të gjendjeve të lëkurës dhe me siguri do të ndryshojnë madhësinë duke avancuar kanceri.

Shenja më e shpeshtë që është fjala për diçka më serioze siç janë çrregullimet e këtilla të lëkurës nuk zhduken kur i trajtoni me kremra të cilat jua ka përshkruar mjeku për këtë qëllim.

Dr. Walayat Hussain thotë që sukrepat mund të jenë shenja kanceri, por në të shumtën e rasteve janë dukuri tërësisht e padëmshme.

– Nëse ju shfaqet sukrepi në pjesën e brendshme të gojës, si edhe në duar dhe këmbë kjo ndonjëherë mund të jetë shenjë e asaj që e quajmë shkrep paraneoplastik.

Për këtë lloj sukrepi lidhen disa lloje kanceri kudo qoftë në trup.

– Sukrepat më së shpeshti nxisin tumorin e gjakut, ndërkaq njerëzit me leukemi dhe limfomë zakonisht kanë disa ndryshime në lëkurë të cilat dermatologët dinë t’i identifikojnë.

Cilët janë ata sukrepa të cilëve duhet t’i kushtoni kujdes:

1. Sukrepat të cilët i shkakton zbokth lëkurës mund të jenë shenjë e limfomës.

2. Sukrepi i imët në lëkurë ka dukje të errët që mund të jetë shenjë e leucemisë.

3. Sukrepi që ka ngjyrë të kuqe në duar dhe shpinë.

4. Pjesët e errëta të lëkurës përreth nënsqetullave, gilcave dhe qafës.

Duhet ta dini që sukrepat në rastet më të shpeshta janë të padëmshëm!

Nëse ekziston cilido qoftë ndryshim në lëkurë e cila ju mundon, më së miri është të shkoni te mjeku dhe të verifikoni a ka arsye për brengosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme