Sulmi në zemër: Shkencëtarët zbulojnë një faktor befasues që e rritë rrezikun

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Sulmi në zemër është i papritur dhe tronditës.

Dhimbja kryesisht fillon në gjoks, por shumë shpejt mund të shpërndahet në duar, në mjekër, qafë, shpinë apo bark, transmeton Telegrafi.

Sulmi në zemër mund të jetë fatal, prandaj është e nevojshme që njerëzit t’i kuptojnë mirë faktorët që e rrisin rrezikun.

Faktorët e caktuar të stilit të jetesës që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër veçse dihen, por një studim i ri ka zbuluar edhe një lidhje interesante me ambientin që ju rrethon.

Sipas hulumtimeve preliminare nga shkencëtarët amerikanë, ekspozimi në ambient të zhurmshëm e rritë rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru duke ndikuar në aktivitetin e regjionit të trurit që përfshihet në reagimin ndaj stresit.

Ky reagim pastaj promovon inflamacion të enëve të gjakut, e që është shkaktar i zakonshëm i sulmeve të zemrës.

Pra, sipas zbulimeve, personat që vazhdimisht i ekspozohen zhurmave të mëdha janë më të rrezikuar nga sulmet e zemrës dhe të trurit, pavarësisht a i kanë edhe faktorët tjerë të rrezikut.

Të ngjashme