Tarantino nuk pranon ta modifikojë “Once Upon a Time in Hollywood” për tregun kinez

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Quentin Tarantino nuk ka pranuar ta ndryshojë ngjarjen e filmit të tij më të ri Once Upon a Time in Hollywood për tregun kinez, sipas raporteve të reja të mediave.

Deklarata erdhi pas kritikave për filmin me titullin origjinal “Once Upon a Time In Hollywood”, të bërë nga vajza e Bruce Lee, Shannon, e cila u ankua për mënyrën se si u portretizua babai i saj.

Shannon Lee qysh në gusht tha se për të ishte “e neveritshme” ta shihte babanë e saj se si në filmin e ri të Quentin Tarantinos e luan “idiotin arrogant”, shkruan KOHA Ditore. Sipas informacioneve të reja, ajo i është ankuar drejtorisë kombëtare të filmit, duke kërkuar të bëjë ndryshime në mënyrën se si është portretizuar babai i saj, shkruan Sky News.

Në një skenë, Bruce Lee e fillon një konfrontim me dublerin e quajtur Cliff Booth, personazhin të cilin e luan Brad Pitt. Në film, Lee fiton në raundin e parë, ndërsa në të dytin humb dukshëm.

“Bruce Lee ishte një tip paksa arrogant. Nuk kam shpikur shumë nga ngjarja,” tha Tarantino pak para premierës së filmit.

Dalja e filmit në Kinë, e planifikuar për 25 tetor, është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Kasti i filmit i përbërë nga Leonard DiCaprio dhe Brad Pitt ka bërë që ky film të jetë një hit i madh në vend, ku DiCaprio është ylli kryesor falë rolit të tij në Titanic.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë deklaruar që filmi duhet të modifikohet për shkak të “portretizimit të papërshtatshëm” të Bruce Lee para se të fillojë shitja e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”. Por Tarantino refuzon ta modifikojë filmin, duke argumentuar se Kina nuk ka ofruar shpjegim për kundërshtimet e saj.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme