Tashmë Facebook “fsheh” dhe tradhtitë nga partneri juaj

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 02:43 | Nga

Facebook dha lajmin më të mirë për të gjithë tradhtarët aty jashtë.

Në fakt ishte lajmëruar që në korrik se Facebook Messenger do të prezantonte edhe një tipar të ri, mesazhet e enkriptuar të cilat emërtohen “biseda sekrete”. Dhe tashmë kanë mbërritur! Facebook ka folur për këtë përgjatë muajve të fundit duke e nxjerrë në treg ngadalë, dhe tashmë 900 milionë përdoruesit e disponojnë.

Mesazhet e enkriptuar ndalojnë palët e treta, siç janë piratët e kompjuterëve, që të dëkodojnë mesazhet tuaja. E thënë thjesht, mesazhet mund t’i shihni vetëm ju edhe marrësit. Për të filluar një bisedë sekrete në telefonin tuaj mjafton që të zgjidhni opsionin për ta bërë bisedën sekrete.

Nuk funksionon në grupet e chat apo me videot dhe GIF, por mund të dërgoni në mënyrë sekrete tekst, foto dhe emoji të ndryshëm si stickers.

Mundeni edhe të përcaktoni një kohëzgjatje deri sa mesazhi juaj të fshihet, duke ju dhënë një ndjesi të stilit Snapchat. Mos harroni ama që sa herë të doni të dërgoni një mesazh sekret, duhet të klikoni në mënyrë manuale “secret”. Gjithçka ju duhet është të bëni update messengerin tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme