Të 20-at dhe 30-at e vonshme janë periudha më stresuese në jetë për femrat

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 16:54 | Nga

Shqetësimi rreth krijimit të familjes, rritjes së fëmijëve, gjetjes së punës dhe avancimit në karrierë, si edhe mbajtja e jetës shoqërore i mundon femrat e reja të cilat mundohen të sinkronizojnë gjithçka.

Problemi më i madh për femrat e reja është bilanci në mes jetës profesionale dhe asaj private, ka vërtetuar hulumtimi i Shoqatës britanike për menaxhim të stresit në 2000 femra.

Edhe pse në përgjithësi femrat më shumë se meshkujt janë më të ekspozuara ndaj stresit dhe problemeve, hulumtuesit kanë zbuluar se si më të rrezikuarat janë ato në mes vitit të 25-të dhe 34-t të jetës.

Kjo është mosha në të cilën shumica e femrave tentojnë të arrijnë në karrierë, të gjejnë punësim të përhershëm, por edhe të krijojnë familje.

Përveç kësaj, tension shtesë krijon dhe dëshira për mbajtjen e jetës së begatshme shoqërore. Për këtë arsye ato ndihen anksioze rreth pesë herë në javë, ndërsa një e katërta thotë se si janë për së tepërmi të ngarkuara me obligimet edhe deri tetë herë në javë, shkruan “Daily Mail”.

Një e pesta e femrave problemin më të madh e ka me koordinimin e jetës private dhe profesionale, derisa për 12 për qind të tyre burimi më i madh i stresit është shqetësimi rreth rritjes së fëmijëve. Përveç që ndikon negativisht në funksionimin e tyre në punë, stresi shkakton nervozizëm, lodhje dhe tension më të madh te femrat edhe pasi që arrijnë në shtëpi.

Meshkujt me stresin luftojnë në mënyrë të ndryshme, ndërsa shumica e tyre relaksohen duke pirë cigare dhe pije me koleget ose miqtë. Po ashtu, meshkujt për shkak të stresit do të harrojnë më shpesh të hanë, ose grinden me të afërmit.

Të 20-at dhe të 30-at e hershme janë faza në të cilat shumica e njerëzve dëshiron të formojnë jetën e vet, dhe mundohen të arrijnë sa më shumë dhe të përmbushin pritjet e veta dhe të të tjerëve.

“Ndaj kësaj sigurisht më të ekspozuara janë femrat, të cilat në përgjithësi janë perfeksioniste më të mëdha”, – ka deklaruar drejtori i Shoqatës për menaxhimin të stresit, Neil Shah.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme