Do të flini boll, kur të vdisni…

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 22:44 | Nga

Ka diçka të çuditshme në lidhje me Shtetet e Bashkuara. Nëse brohorasim apo tallemi, protestojmë apo promovojmë, ne jemi të fortë në bindjet tona. Me pak fjalë, ne jemi një vend shumë elastik. Unë mendoj se kjo është për shkak se jemi vendi i sipërmarrësve dhe ata kanë elasticitet në kockat e tyre.

Elasticitetit është ndoshta karakteristika më e rëndësishme e një themeluesi. Në çfarë mjedisi tjetër mund të keni 10 arritjet ekstreme dhe 10 uljet ekstremeve në një ditë?

  • Po, do të më pëlqente t’iu punësoja

Do t’iu përplasin dyer në fytyrë

  • Po, ne duam të bëjmë partneritet

Do të ketë njerëz që do iu injorojnë kur të bëni pitchin tuaj

  • Po, do iu shkruajmë një çek

Nuk do të keni asnjë rrjedhë parash

  • Po, ne sapo e paguam faturën tuaj

Mund të mos flini për një vit

  • Ende të mos flini

Do të dështoni

  • Po, ne do ua blejmë kompaninë tuaj. Urime!

Silicon Valley është i fiksuar me këtë ide; ju nuk mund të arrini larg pa dëgjuar ndokënd t’iu thotë fjalët “dështoni shpejt,” “dështoni shpesh” dhe “dështoni pa turp.” Ka qenë një event i tërë, FailCon, i krijuar rreth kësaj ideje, si dhe një TEDx talk i mahnitshëm nga Carolyn Rodz.

Megjithatë, çfarë e kthen një “themelues”, në një “sipërmarrës” është aftësia për të kërcyer mbrapa dhe për të mësuar tiparin e elasticitetit. Për shembull:

  • JK Rowling u refuzua nga 12 shtëpi botuese para se Harry Potter më në fund të shkonte për t’u shtypur.
  • The Beatles ishin refuzuar shumë herë para se të bëheshin një nga grupet më të famshme muzikore në histori.
  • Abraham Lincoln u mund në gjashtë zgjedhje elektorale, por kurrë nuk hoqi dorë duke u përpjekur dhe përfundimisht u bë një nga presidentët më me ndikim i Shteteve të Bashkuara.

E di që lexoni shumë për këto strategji elasticiteti:

  • Ushtrohuni
  • Merrni kohë të lirë dhe pushoni
  • Hani shëndetshëm
  • Jepni dhe merrni feedback

Por, jam duke folur në lidhje me strukturën e thellë të elasticitetit në guximin tuaj, si për shembull duke u kujtuar:

  • Gjithmonë qëndroni të fokusuar në qëllimin tuaj
  • Qëndroni i vendosur për t’u hidhur mbi çdo pengesë
  • Në biznes, nuk ekziston “ndoshta më vonë”
  • Refuzimi është një rrugë drejt po-së dhe një vazhdimësi i të mësuarit
  • Asnjëherë mos bëni kompromis me moralin tuaj
  • Flini, kur të vdisni
  • Kombinimi i madhështisë dhe kurajos do t’iu rrisë

Mbi të gjitha kombinimi i madhështisë dhe kurajos është ajo që e bën sipërmarrësin të suksesshëm.

Të ngjashme