Të jesh fëmija i parë ka përfitime

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 06:07 | Nga Ekonomia Online

Sipas studimit të ri nga Universiteti i Texas-Austin dhe Institutit të Suedisë për Vlerësim të Tregut të Punës dhe Politikave të Edukimit, fëmijët e parë kanë 30 për qind më shumë gjasa të jenë udhëheqës, si politikanë dhe kryeshefë ekzekutivë, në krahasim me ata të cilët kanë lindur të tretit.

Studimi u fokusua vetëm tek meshkujt. Studiuesit mblodhën të dhëna nga vlerësimet personale të marra kur meshkujt Suedezë u futën në forcat ushtarake të shtetit, deri në vitin 2010 meshkujve Suedezë u kërkohej ligjërisht t’u bashkoheshin ushtrisë, dhe gjithashtu përdorën informacionet për okupim dhe punësim nga baza e të dhënave të popullatës të bashkuara nga Statistikat e Suedisë.

Studiuesit zbuluan se fëmijët e parë kanë përparësi kur vjen puna tek stabiliteti emocional, këmbëngulësia dhe shoqëria, kanë aftësi të marrin iniciativa dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi, duke i dërguar ata drejt pozitave më të lartë menaxhuese.

Ata gjithashtu identifikuan se fëmijët e parë kanë më shumë gjasa të jenë në punë të cilat kërkojnë një nivel të pajtueshmërisë, kujdesit dhe shoqërimit. Ndërkohë, fëmijët të lindur më vonë kanë më shumë gjasa të jeni shefi i vetvetes.

Të ngjashme