Të jesh i pasur, ju shton 9 vjet jetë

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Thuhet se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë… Por, ato mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Të qenit i pasur mund t’ju shtojë 9 vite jetë, sipas studimeve.

Studiuesit shikuan të dhëna nga më shumë se 25,000 njerëz të moshës 50 vjeç e lart dhe zbuluan se ata që janë të pasur jetojnë më shumë vite sesa të varfrit.

Burrat e pasur gjithashtu edhe gratë e pasura kanë jetuar shumë vite më gjatë se ata që janë të varfër.

Shpjegimi është se pasuria ndikon në mirëqenien e njeriut, që nga shëndeti fizik dhe mendor.

Përveç kësaj ju do të keni mundësi për një jetesë më të mirë, pamje të kuruar dhe një gjendje të mirë shpirtërore, larg stresit dhe ankthit.

Gjithsesi nëse fati juaj nuk ju ka rezervuar pasuri, mundohuni që të ushqeheni shëndetshëm dhe të keni aktivitet të rregullt fizik. Për një jetë të gjatë ju ndihmon shumë, psh, çaji jeshil.

Të ngjashme