Të mjaftojnë vetëm 4 minuta në ditë për të djegur kaloritë, ja ç’mund të bësh

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Ke kohë 4 minuta në ditë? Të gjithë kanë. Është një mënyrë shumë e shpejtë, por ndoshta më e vështira që ke bërë ndonjëherë. Sara Solomon, trajnerja në videon e mëposhtme, tregon se si mund të djegësh shumë kalori në vetëm 4 minuta. Kjo stërvitje ka intensitet të lartë vetëm në pak minuta me lëvizje të kujdesshme. Quhet Tabata dhe është një formë shumë e mirë për të nisur ditën me energji. Studimet kanë treguar se ushtrimet intensive në një kohë të shkurtër mund të japin të njëjtat përfitime, në mos edhe më shumë, krahasuar me ushtrimet në intervale të gjata. Nuk të besohet? Atëherë një kërkim në Google për “Tabata vs long workouts” dhe do ta kuptosh atë që ndodh.

Nëse je vërtet e zonja, mund t’i bësh ushtrimet 5 herë, çka do të thotë që e gjithë koha do të të shkojë 20 minuta. Provoje, mund të të pëlqejë. Pjesa më e mirë e kësaj teknike është se nuk të duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Sepse është shumë e shkurtër, 4 minuta për të qetë të saktë, dhe të nxit të bësh lloje të ndryshme ushtrimesh.

Të ngjashme