Të njohim më mirë epilepsinë!

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Epilepsia është një çrregullim i trurit i karakterizuar nga kriza të përsëritura, të paprovokuara

Çfarë lloj krizash epileptike kemi?

Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje tentojnë të kenë një lloj krize epileptike, pra, që simptomat të jenë të njëjta ose të ngjashme me krizat paraardhëse.

Epilepsia është primare (pa ndonjë shkak të njohur) dhe sekondare (në terren të një dëmtimi të trurit, të lindur, ose të fituar).

Krizat epileptike (në mënyrën e paraqitjes klinike dhe elektrofiziologjike) janë të shumëllojshme, por ndahen në dy grupe të mëdha:

Krizat fokale – Krizat që e kanë origjinën vetëm në një pjesë të trurit.

Krizat e gjeneralizuara – Krizat që përfshijnë të gjithë trupin.

Shkaqet e epilepsisë

Epilepsia nuk ka shkaqe të identifikueshme në mbi gjysmën e atyre që vuajnë nga kjo diagnozë, në pjesën tjetër është një gamë faktorësh. Shkaqet mund të jenë të lindura dhe të fituara.

Dëmtimet në periudhën perinatale (të çdo lloji vaskulare, infektive, çrregullime të zhvillimit), gjatë lindjes (vuajtja gjatë lindjes, hypoksia etj) pas lindjes (pas temperaturës së lartëkonvulsionet febrile; metabolike, traumat etj) dhe në periudhat e mëvonshme nga dëmtime të trurit të natyrave të ndryshme (vaskulare, traumatike, metabolike, tumorale, nga droga, medikamentet e përdorura etj). Disa lloj epilepsish kanë bazë trashëgueshmërie.

Kur kriza epileptike është urgjencë?

• Kur kriza zgjat më shumë se pesë minuta.
• Kur frymëmarrja dhe vetëdija nuk kthehen kur ndalon kriza.
• Kur ka kriza pasardhëse menjëherë pas të parës.
• Kur shoqërohen me temperaturë të lartë.
• Në gratë shtatzëna.
• Kur keni diabet (ose sëmundje të rëndësishme kardiake, pulmonare).
• Kur vijnë pas një traume ose jeni dëmtuar gjatë një krize epileptike.
• Kur kjo që ka ndodhur është kriza e parë. (www.spitaliamerikan.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme