Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 23:15 | Nga

Momentet emocionalisht të dhimbshme në një marrëdhënie si divorci ose vdekja e bashkëshortit mund të jenë të vështirë për t’u përballuar, por duke u larguar nga puna ju mund të ndiheni edhe më keq.

Sipas një studimi të 4,000 hulumtimeve të bëra nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Qendra What Works for Wellbeing, njerëzit të cilët janë larguar nga puna e tyre kurrë nuk kthehen në të njëjtin nivel të mirëqenies bazuar në matjet e shëndetit mendor, kënaqësinë me jetën dhe vetëvlerësimin.

Punonjësit e pushuar do të vazhdojnë të ndjehen të pakënaqur gjatë viteve në vazhdim, ndërsa ata që janë të ve ose të divorcuar mund të kthehen në gjendjen e mëparshme të mirëqenies dhe lumturisë shumë më shpejt.

“Kur dikush humbet një partner, mirëqenia bie, dhe pastaj me kalimin e kohës, ajo kthehet në nivelet e mëparshme”, tha Tricia Curmi nga Qendra What Works for Wellbeing, për Bloomberg. “Por me papunësinë, kjo thjesht nuk pritet të ndodh.”

Studimi gjithashtu ka treguar se meshkujt janë më të prirur për t’u pushuar nga puna.

Studiuesit zbuluan se prosperiteti i burrave bie për më shumë se katër vjet pasi janë pushuar nga një punë, por ata kthehen përsëri në nivelet normale të lumturisë dy vjet pasi partnerja largohet nga jeta dhe katër vjet pas një divorci.

Por ka disa mënyra për të zbutur dëmet që sjell papunësia. Mbështetja e familjes dhe e miqve, jetesa në një zonë me papunësi të lartë dhe një personalitet i hapur dhe moskokëçarës, janë kura më e mirë për ata që sapo u shkarkuan nga detyra, shpjegon studimi i mbështetur nga qeveria Britanike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme