Të qëndruarit ulur mund të mos jetë edhe aq keq

Prishtinë | 07 Gus 2023 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

QËNDRIMI ULUR ËSHTË QUAJTUR EDHE TRENDI I “DUHANIT TË RI”, PËR SHKAK TË RREZIKUT TË SAJ PËR SHËNDETIN PUBLIK, SIDOMOS PËR NJERËZIT QË KANË NJË PUNË ZYRE.

Gjatë 15 viteve të fundit qëndrimi ulur është lidhur me kancerin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje edhe depresionin. Kjo ka çuar në një rritje të shkrimeve në media mbi rreziqet e qëndrimit ulur dhe për njerëzit që nuk bëjnë shumë stërvitje.

Më pas u bënë mjaft popullore tavolinat e larta për të inkurajuar njerëzit të ngriheshin nga karriget e tyre për të përmirësuar shëndetin. Por në të vërtetë a është kaq i rrezikshëm qëndrimi ulur?

ÇFARË THONË PROVAT?

Në studimet e fundit tregohet se disa lloje qëndrimesh ulur janë të lidhura me zhvillimin e diabetit tip 2. Studiuesit donin të tregonin, nëse ka ndonjë diferencë mes qëndrimit ulur duke parë televizor ose jo, në shtëpi dhe qëndrimit ulur në zyrë. Studiuesit vëzhguan sjelljet e 4,811 nëpunësve publikë britanikë, të cilët ishin mesatarisht 44 vjeç dhe nuk kishin diabet, probleme me zemrë apo qarkullimin e gjakut në fillim të studimit.

Të dhënat treguan se kishte një lidhje të dobët mes kohës së shpenzuar para televizorit dhe diabetit.

Për njerëzit që janë inaktivë fizikisht, ndodh ndryshe. Studimet e fundit tregojnë se shpenzimi i kohës ulur lidhet me zhvillimin e diabetit, por vetëm për ata që janë inaktivë dhe obezë. Por nuk është e gjithë historia. Janë dy faktorë risku të tjera, lloji dhe përmbajtja.

Ulja në tavolinën e punës dhe qëndrimi para televizorit nuk kanë të njëjtin ndikim në shëndet. Në tavolinën e punës je më aktiv, merresh me diçka, bëhesh më social me të tjerët, dhe psikologjikisht je në aktivitet.

Por kur qëndron me orë të tëra para televizorit, bëhesh më pak social, ke një shëndet mendor të dobët, ha ushqime jo të shëndetshme etj. Të gjitha këto çojnë në sëmundjet kronike.

Të ngjashme