Të vishemi bukur në vjeshtë, pesë kombinimet për t’u dukur me stil

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Stinët e ndërmjetme si vjeshta, janë të diskutueshme kur bëhet fjalë për veshjen: të vishemi shumë apo pak? Do të kemi ftohtë apo vapë? Për të mos folur për kompromisin e dukshëm mes stilit dhe prakticitetit…

Nëse pyetja që ju mundon është ‘Si të vishemi (bukur) në vjeshtë?’, jemi këtu për t’ju ardhur në ndihmë me ide të frymëzuara nga look-u i influencere-ve të modës në sfilatat e fundit. Së bashku do të zbulojmë disa nga kombinimet më të këndshme të vjeshtës pa hequr dorë nga stili dhe komoditeti. Jeni gati?

Bluzë golf +fund dhe xhaketë me kuadrate+çizme

Një look perfekt për në zyrë. Kuadratet në versione të ndryshme i japin një dimension ‘combo’ veshjes. Një bluzë romantike me fjongo do të ishte gjithashtu një ide e mirë dhe komletoni look-un tuaj me një palë çizme lëkure me takë.

Fustan me lule + çizme ushtarake

Ky kombinim duket ‘kontradiktor’ në pamje të parë, por moda na mëson të luajmë me të kundërtat. Fustanet romantike me lule janë shumë ceremoniale dhe çizmet ushtarake ua ‘zhveshin’ këtë efekt. Rezultati? Një look vjeshtor perfekt për ‘romantic rebels’.

Xhaketë e zezë+xhinse+taka

Kjo është një zgjedhje ideale nëse pas punës në zyrë keni një darkë ose një aperitiv  dhe nuk keni kohë të ndërroheni. Është një kombinim që mund të shfrytëzohet 24 orë, mjaftojnë një pak taka, pak grim dhe loja u bë!

Pardesy bezhë + golf i zi +xhinse

Pardesytë janë shumë në modë këtë vjeshtë dhe mjafton një golf i zi dhe një pal xhinse për të krijuar një look që bie në sy. Dhe për të rritur koefiçientin ‘fashion’ , një palë këpucë mocassini me takë do të ishin perfekte, shkruan Living.

Xhaketë+fund i gjatë lëkure+kambale

Look-u prej lëkure nga koka tek këmbët është një nga tendencat më të mëdha të stinës. Kombinimi i xhaketës së lëkurës me fundin, ju jep një pamje ‘ladylike’, kurse kambalet i japin një qasje ‘rock’ këtij kombinimi.

Të ngjashme